Të enjten e ardhshme Papa do të rrëfejë disa besimtarë.
(08.03.2008 RV)Të enjten, më 13 mars, në orën 17. 00, Benedikti XVI do të kryesojë,
në bazilikën e Vatikanit, Ritin e Pajtimit me Zotin të disa besimtarëve, me rrëfim
e zgjidhje personale të mëkateve. Në kremtim – sipas njoftimit të Mjeshtrit të Kremtimeve
Liturgjike, imzot Guido Marinit - do të marrin pjesë posaçërisht të rinjt të dioqezës
së Romës.