(09.03.2008 RV)Në rubrikën muzikore të së dielës së pestë të Krezhmëve, vijojmë
ciklin e ri kushtuar përgatitjes shpirtërore në këtë kohë të fortë kishtare. Profesor
Spiro Kalemi zgjodhi për sot një nga veprat e mëdha, unike në llojin e oratorios,
që i kushtohet elementeve themelore të Doktrinës së krishterë. Është ‘Mesia’,
oratorio për solistë, kor e orkestër e kompozitorit gjerman, Gjorgj Friedrih Händel.