2008-03-08 18:01:05

Fjala e Zotit e së dielës së 5-të kohës së Krezhmëve: 'Lotët e Zotit'


RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së V të kohës kishtare të krezhmeve, që parapijnë e përgatisin Pashkët.
Tema dominuese e liturgjisë së Fjalës së kësaj së diele është ajo e jetës. Të trija leximet nènvizojnë të njëjtin realitet: vetëm forca e Zotit bënë të lulëzojë shpresa përsëri, vetëm forca e Zotit i zgjidhë lidhjet e vdekjes e rikthen plotësinë e jetës. Leximet biblike të kësaj së diele pohojnë e na sigurojnë se Zoti i jetës në Jezusin e ka dëftuar pushtetin e fuqinë e tij ngadhënjimtare mbi vdekjen. Njeriu i pagëzuar, i shartuar në Krishtin në saje të veprës së Shpritit Shenjtë, bëhët promotor i jetës. Më tepër mund t’i dëgjoni leximet biblike e pastaj komentin...RealAudioMP3
Tё dashur vellezёr e motra! Ja ku jemi pёrsёri me leximet e liturgjisё sё tё dielёs. Pashkёt janё shumё afёr nesh e varet nga kёto ditё pёrgatitje krezhmesh se cfarё pashkёsh do tё kalojmё nga pikёpamja shpirtёrore. Javёn e ardhshme do tё hyjmё nё kremtimet e Javёs sё Madhe, por ende na mbetet pak rrugё pёr tё bёrё.
Do tё reflektojmё nё kёtё tё dielё mbi ringjalljen e Lazrit. Nё dy tё dielat qё kanё kaluar kemi reflektuar mbi dhuratёn e ujit tё gjallё qё Jezusi i jep samaritanes e mbi Jezusin drita e botёs qё i jep shikimin tё verbёrit tё lindur afёr tempullit tё Jeruzalemit. Nё kёtё tё dielё vёmendja zhvendoset te njё ngjarje qё prek personalisht Jezusin: vdekja e mikut tё tij, Lazrit. Ndёrmjet Jezusit dhe Lazrit kishte njё lidhje qё ungjilli na e pёrshkruan si lidhje miqёsore. E gjithashtu edhe me motrat e Lazrit, Martёn e Marinё. Mund tё imagjinojmё pёr pak caste se cfarё pёrmase kishte vdekja e Lazrit pёr Martёn e Marinё qё duket se ishte vёllai i tyre i vetёm. Ungjilli na thotё qё edhe pasi e mori vesh se miku i tij ishte i sёmurё Jezusi nuk luajti vendit, por priti derisa ai tё vdiste. E kjo sjellje e kishte qёllimin e vet, qё Jezusi e zbulon me fjalёt drejtuar dishepujve: “Kjo sёmundje nuk ёshtё pёr vdekje, por pёr ladinё e Hyut qё tё lёvdohet nёpёrmjet saj Biri i Hyut” dhe “Lazri ka vdekur. Gёzohem qё nuk ndodhesha atje, nё mёnyrё qё ju tё besoni .” Sikurse nё shёrimin e tё verbёrit tё lindur edhe ky ёshtё njё rast nё tё cilin do tё lёvdohet Hyu, por ka edhe njё qёllim tjetёr, qё dishepujt tё besojnё. Edhe pse rreziku prej judenjёve qё mund ta kapnin dhe ta vrisnin ishte i madh, Jezusi nuk shmanget nga pёrgjegjёsia e tij pёr t’i dhёnё lavdi Hyut dhe pёr t’u dhёnё dishepujve njё shenjё pёr tё besuar. Takimi i Jezusit me Motrat e Lazrit duket sё ёshtё qendra e kёtij tregimi tё ungjillit qё do tё kulmojё nё ringjalljen e Lazrit. Bashkёbisedimi ndёrmjet Jezusit dhe Martёs e bёn atё tё besojё edhe mё fort nё Birin e Hyut. Shenjёs sё ringjalljes i paraprin besimi i Martёs. Ajo beson se Jezusi ёshtё ringjallja dhe jeta dhe se “kushdo qё jeton dhe beson nё tё nuk do tё vdesё kurrё”.
Natyrshёm lind njё pyetje nё cdo njeri: si mund tё besohet nё njё ringjallje tё njeriut pasi ai ka vdekur? Vdekja ёshtё njё hije e rёndё qё mjegullon shikimin tonё dhe si njё perde na pengon tё shohim pёrtej. Jezusi ka vetёm njё pёrgjigje pёr kёtё gje: ai vetё. Ai vetё ёshtё pёrgjigjja e enigmёs sё madhe tё vdekjes, ai vetё ёshtё pёrgjigja e gёzimit tё madh tё ringjalljes. Ai me jetёn e tij dhe me veprёn e tij. Beteja e tij me vdekjen sapo ka filluar dhe do tё kulmojё nё kryq, ku ai do tё heqё dorё nga jeta e tij pёr tё na dhёnё jetёn ne. Nёse nuk do tё kishte bёrё kёtё gjё, nuk do tё kishte pasur asnjё kuptim gjithё jeta e tij. Pёr kёtё gjё ai kishte ardhur nё botё. Jeta e jonё nё tё ёshtё njё jetё e shenjuar nga vdekja nё tё dhe ringjallja nё tё. Vetёm ata qё e besojnё dhe jetojnё kёtё gjё arrijnё t’u japin njё pёrgjigje shumё pyetjeve qё mundojnё ekzistencёn tonё.
Jezusi para se tё ngjallё Lazrin me zёrin e tij tё fuqishёm qё thёrret “Adamin” nga thellёsitё e tokёs duke i thёnё “Eja jashtё”, na zbulon anёn e tij thellёsisht dhe jashtёzakonisht njerёzore. Ai qan me dёnesё pёr mikun e tij. E kush nuk do ta bёnte prej njerёzve njё gjё tё tillё, sidomos pёr njerёzit e afёrt dhe tё dashur. Jezusi qan, por nuk dёshpёrohet e ky ёshtё njё ndryshim thelbёsor. Ai qan mbi mjerimin njerёzor qё ka si pasojё tё fundme vdekjen, ai mjerim i mёkateve qё e solli njeriun deri nё kёtё pikё. Ai qan edhe pёr njё mik tё dashur, por ka besim se Hyu do ta dёgjojё dhe do t’ia rikthejё. Njё gjё tё tillё na e tregon edhe njё njeri shumё i madh qё ka jetuar para shumё shekujsh, Shёn Agustini i cili qan dhe dёshpёrohet pёr mikun e tij mё tё mirё qё i kishte vdekur nё moshё shumё tё re. Por ndryshon sjellja e Agustinit nga ajo e Jezusit. Mё vonё Agustini do tё kuptojё mangёsinё e sjelljes sё tij. Ai nuk e kishte dashur mikun e tij nё Zotin dhe pёr kёtё e kishte humbur jo vetёm fizikisht por edhe shpirtёrisht. Kur e kupton kёtё gjё ai thotё: “Lum kush tё dashuron Ty, mikun nё Ty dhe armikun pёr Ty. I vetmi qё nuk humbet kurrё njё qёnie tё dashur ёshtё ai qё i ka tё gjithё tё dashur nё Atё qё nuk mund tё humbet kurrё” (Rrёfimet 9,14). Sekreti i Jezusit ёshtё pikёrisht ky, se ai do nё Hyun. Ai ёshtё njeri i vёrtetё dhe Hyj i vёrtetё e pёr kёtё ёshtё modeli i njeriut tё pёrsosur.
Ringjallja e Lazrit ёshtё njё shenjё qё na paraqet pasojat e pagёzimit. Me anё tё pagёzimit njeriu merr jetёn e pasosur, i kthehet shikimi e rilind nё njё jetё tё re. Ky ёshtё edhe kutpimi i shenjave liturgjike tё pagёzimit. Duke u zhytur nё ujin e pagёzimit njeriu vdes pёr nga jeta e vjetёr dhe nis njё jetё tё re me Zotin. Pёr kёtё arsye shёn Pali nё leximin e dytё na thotё qё “Ju nuk jeni nёn sundimin e mishit, por tё Shpirtit nga casti qё Shpirti i Hyut banon nё ju”. Tё ndalemi pak caste nё kёto fjalё tё shёn Palit. Vazhdimisht Pali porosit bashkёsitё e krishtera qё tё mos jetojnё sipas mishit. Po si ёshtё e mundur kjo kur nё tё vёrtetё ne jemi prej mishit dhe jeta jonё ёshtё e tillё? Tё gjithё ndjejmё peshёn e rёndё tё mishit dhe tё kёrkesave tё tij. Shpesh thёrrasim nё ndihmё “nёnёn natyrё” pёr t’i dhёnё njё shpjegim shumё sjelljeve tona apo pёr t’i justifikuar ato. E atёherё jo rrallёherё gjendemi tё ndarё nё veten tonё. Njё farё kohe i bёjmё ballё istikteve e herё tё tjera jo. Dikush na thotё qё duhet t’i mohojmё ato, por pёrvoja na tregon se ёshtё e pamundur e herё tё tjera na thuhet qё tё jetojmё pa kufij si tё duam ne tё gjitha nevojat qё “klithin” brenda nesh. Cfarё tё bёjmё dhe si ta zgjidhim kёtё dilemё tё madhe. As unё nuk kam ndonjё pёrgjigje tё saktё. Mund tё them vetёm kёtё qё e vetmja rrugё e mundshme pёr tё jetuar njё pёrshpirtёri tё trupit autentike ёshtё rruga qё na ka treguar vetё Krishti: rruga e dashurisё pёr Zotin dhe pёr tё afёrmin. E kjo ёshtё njё rrugё qё rrihet cdo ditё nga mёngjesi deri nё darkё. E kjo rrugё jo rrallёherё na kёrkon sakrifica sikurse na jep edhe gёzime. Kёrkon cdo ditё reflektim dhe veprim nё zbatimin e vullnetit tё Zotit i cili patjetёr ka pёr ne njё shestim lumturie qё jo gjithmonё pёrkon me njё jetё tё rehatshme dhe sipas ideve apo nevojave tona. I pagezuari ёshtё zhytur nё jetёn e Krishtit dhe jeta i tij nuk i pёrket mё, por ai jeton nё Zotin dhe pёr Zotin. Kjo gjё nuk ёshtё puna e njё dite apo e njё minuti, por frut i kundrimit, i lujtes dhe i angazhimit pёr Zotin dhe pёr njerёzit sidomos tё varfёrit dhe tё lёnёt pas dore.
Njё gje mund ta konstatojmё tё gjithё bashkё se si tregu mё i madh sot ёshtё ai i industrisё sё kozmetikёs, i modёs, i drogёs dhe i pornografisё. Ёshtё njё logjikё pikёrisht e idesё se duhet jetuar si ta ndjesh pa marrё parasysh nevojat mё thella tё njeriut. Ja pse tё krishterёt kanё pёrgjegjёsinё e madhe duke filluar nga kryet qё tё jenё dёshmi e gjallё e njё jete ndryshe, e njё jete tё shndёrruar dhe tё ringjallur. Kjo gjё ka njё cmim tё madh, por qё ia vlen ta paguash, pasi nё njё mёnyrё tё tillё punohet pёr jetёn e pasosur dhe u lihet brezave qё vijnё njё bazё e shёndetshme pёr vendimet dhe jetёn e tyre.
Tё dashur vёllezёr e motra. Tё pranojmё kёtё Fjalё tё Hyut tё kёsaj tё diele dhe tё shtrijmё shikimin tonё nё horizontin e Pashkёve. Drita e Krishtit tё ringjallur shkёlqen dhe na jep kurajё dhe shpresё. Edhe pak ditё e fillojmё kremtimet e Javёs sё Madhe. T’i kushtojmё vёmendjen e duhur shpirtёrore atyre mistereve qё kremtohen dhe tё hyjnё me zemrёn tonё nё cdo ndalesё tё udhёs sё kryqit tё Krishtit pёr t’u ringjallur me tё nё natёn e Pashkёve. Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.