2008-03-07 18:17:10

Shqipëria fillon negociatat me BE-në për liberalizimin e vizave


(07.03.2008 RV)Komisioni Evropian filloi sot negociatat me Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Me këtë rast, ishte në Tiranë zv.presidenti i Komisionit, italiani Franko Fratini. “Përmirësimi i dokumentave të identitetit, lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe kundër trafikëve, kufij të kontrolluar mirë”: këto ishin kërkesat që Fratini i rreshtoi para kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për nënshkrimin e marrëveshjes, që do t’i lejojë shqiptarët të lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Evropian. Pasi mori premtimet e Berishës, Fratini theksoi se nëse plotësohen të gjitha kushtet, marrëveshja për vizat mund të nënshkruhet edhe brenda vitit 2009.


Sot Shqipëria feston 7 marsin, ditën e mësuesit. Duke pasur parasysh nivelin e ulët aktual të shkollave në vend, por duke qenë e vetëdijshme për punën e çmuar të mësuesve, qeveria ka vendosur të dyfishojë buxhetin për arësimin. Kryeministri Berisha lajmëroi për këtë në një takim me mësuesit e shkollave të Tiranës, në të cilin ai uroi arësimtarët e të gjithë vendit për festën.








All the contents on this site are copyrighted ©.