2008-03-07 17:20:55

Benedikti XVI me kryeministrin e Luksemburgut: “Luftë kundër eutanazisë dhe dialog ndërfetar në Evropë”.


(07.03.2008 RV)Mbrojtja e jetës njerëzore, posaçërisht nga eutanasia, dhe vlera e dialogut ndërmjet feve e kulturave të Evropës, ishin argumentet krysore, që u prekën në audiencën e sotme të Papës me kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Zhan-Klod Junker. Pasi kujtoi marrëdhëniet e mira të Kishës me Dukatin e Madh, Papa dhe kryeminstri luksemburgez – njofton një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – shkëmbyen mendime lidhur me disa tema me interes të përbashkët për situatën aktuale në vend, duke u ndaluar posaçërisht tek mbrojtja e jetës së njeriut dhe tek procesi legjislativ, që po shkon drejt liberalizimit të eutanazisë.U fol edhe për situatën ndërkombëtare, posaçërisht për të ardhmen e Evropës, të Lindjes së Mesme, të pranisë së krishterë, të konflikteve në zona të ndryshme të botës dhe për dialogun ndërfetar e ndërkulturor.







All the contents on this site are copyrighted ©.