2008-03-06 17:26:25

Zi në Shqipëri. 16 viktima në një tragjedi që mund të shmangej


(06.03.2008 RV)Ditë zie në Shqipëri. 16 vetë u mbytën mbrëmë në liqenin artificial të Farkës, pranë Tiranës. Ndër ta edhe dy binjakë që sot do të mbushnin 4 vjeç.
Arësyeja ka qenë pakujdesia e pronarit të restorantit, ku familjarët kishin shkuar të festonin një ditëlindje, i cili për t’i çuar në bregun tjetër të liqenit, e ka mbushur barkën 7 vendëshe me 20 vetë. Edhe ai vetë dhe e bija ishin mbi barkën, që u përmbys rrugës, duke zënë në vorbullën e saj 16 persona, ndër të cilët edhe vetë pronarin. E bija dhe tre presona të tjerë shpëtuan duke notuar drejt bregut tjetër. Pavarësisht nga arritja e shpejtë e policisë dhe e të gjitha mjeteve, asgjë s’ka qenë e mundur të bëhet për të evituar më të keqen. Sot, Shqipëria mban zi dhe edhe parlamenti ka heshtur për një minut, për të kujtuar viktimat e një tragjedie që mund të shmangej.







All the contents on this site are copyrighted ©.