2008-03-06 18:02:03

Presidenti Sejdiu thotë Shteti i Kosovës - model i respektimit të lirive njerëzore e fetare


(06.02.2008 RV)Presidenti i Kosovës priti sot një grup ipeshkvijsh shqiptarë. Ai vlerësoi edhe një herë kontributin e Kishës katolike në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në vend. Gjithashtu, Fatmir Sejdiu u bë personalisht garant i të gjitha të drejtave e lirive qytetare, etnike e fetare ne Vend. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina.RealAudioMP3
Lajmi nga QIK-ut: Prishtinë, 6 mars 2008- Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, pati sot një takim me Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Shqipërisë, imzot Luçian Augustini, Ipeshkvin e Tivarit, imzot Zef Gashi, dhe ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, të cilët ia uruan Presidentit Sejdiu shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njohjen e saj nga shumë shtete të botës. Duke i falënderuar për vizitën, Presidenti Sejdiu rikujtoi ndihmesën e madhe që ka dhënë Kisha katolike në Kosovë në të gjitha procet nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe kombi shqiptar përgjithësisht. Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për rolin e veçantë të Ipeshkvisë së Kosovës, e cila, bashkë me institucionet e tjera fetare të vendit, ka ndikuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe kultivimin e telorancës së shkëlqyeshme dhe të bashkëjetesës së komuniteteve të besimeve të ndryshme në Kosovë, thuhet në një komunikatë nga ky takim. Presidenti Sejdiu tha se shteti i pavarur i Kosovës do të jetë model i respektimit të të drejtave dhe lirive njerëzore e fetare për secilin qytetar, pa dallim etnie a besimi. Po ashtu, ai i siguroi mysafirët se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin këtë frymë bashkëpunimi në mes bashkësive fetare në Kosovë, me qëllim që të gjithë qytetarëve dhe t'u sigurohet një e ardhme më e ndritur.

Dje Skënderbeu u kthye në Preshevë, ndërsa në të gjithë Kosovën filloi manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, e cila shënon edhe Ditën e Dëshmorëve të saj. Qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës, sëbashku me krerët më të lartë të shtetit. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga PrishtinaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.