2008-03-06 18:02:22

Kosova dhe ftesa për integrim e tri vendeve ballkanike në qendër të mbledhjes së NATO-s


(06.03.2008 RV)Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s u diskutua sot për Kosovën dhe për kandidaturat e reja, që duhet të marrin ftesën për integrimin në Paktin e Atlantikut. Përsa i përket Kosovës, gjendja është e papërcaktuar, deklaroi sekretari i përgjithshëm, Jap de Hop Skefer, pavarësisht se nuk janë parë reagimet që priste ndokush, si dhunë etnike, flukse masive refugjatësh apo sulme kundër monumenteve të kulturës.
Ndërkaq, sot Sllovenia njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, si një rast të veçantë dhe të papërsëritshëm. Me të u bënë 15, vendet që njohin Republikën e Kosovës në Evropë. Në mbledhjen e sotme, qeveria e Beogradit hodhi poshtë rezolutën kundër integrimit evropian, paraqitur dje në parlament nga ultranacionalistët dhe partia e kryeministrit Koshtunica, por ekzekutivi u nda. Nuk është akoma e qartë nëse dokumenti do të kalojë sërish për diskutim në parlament.

Siç pritej, pas pavarësisë së Kosovës, Moska revokoi sot embargon tregtare kundër republikës separatiste filo-ruse të Abkhacies, në Gjeorgji. “Rusia – thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme – nuk e konsideron më veten të lidhur me direktivat e marrëveshjes së Bashkësisë së Shteteve të Pavaruara, dalë pas shkrirjes së Bashkimit Sovjetik, e cila ndalon lidhjet ekonomike, tregtare e financiare me Abkhacien.







All the contents on this site are copyrighted ©.