2008-03-06 19:06:06

Kisha, burim shprese kundër dhunës dhe varfërisë


(06.03.08 RV)“Shuplaka e varfërisë dhe e përdorimit të dhunës, vlera e impenjimit misionar dhe bashkëpunimi i çmuar me meshtarët, ishin temat më të rëndësishme, që preku Benedikti XVI gjatë takimit të sotëm me ipeshkvijtë e Guatemalës, në vizitë ‘ad Limina’ (Tek varret e Apostujve). Papa ripohoi me forcë edhe mbrojtjen e martesës e të familjes, si qelizë themelore e shoqërisë.
Temat e prekura nga Ati i Shenjtë përkojnë plotësisht me situatën në një vend, ku 60% e popullisë është e varfër, ku ushtrohet dhuna e ku emigracioni peshon rëndë mbi zhvillimin e vendit, duke e varfëruar më tej e duke ndikuar negativisht mbi jetën e individëve e të familjeve. Është një situatë - pohoi Ati i Shenjtë duke iu drejtuar ipeshkvijve – që kërkon nga ju përpjekje të reja, për t’i treguar të gjithëve fytyrën përdëllyese të Zotit.
Një sfidë tjetër për prelatët guatemalezë, që u theksua nga Benedikti XVI, është ajo e përhapjes së sekteve, në një vend që shquhet për ndjenja të thella fetare:
“Dios ha bedecido al pueblo guatemalteco…”
Zoti e ka bekuar popullin guatemalez duke i dhuruar një ndjenjë të thellë fetare, të pasur me shprehje popullore, të cilat besimtarët i kanë krijuar në gjirin e bashkësive të krishtera, duke e kremtuar me gëzim fenë e tyre, si gjymtyrë të gjalla të Korpit të Krishtit”.
Ati i Shenjtë theksoi se pikërisht kjo fe e fortë dhe pjesëmarrja në sakramente, i përforcojnë besimtarët për t’i bërë ballë rrezikut të sekteve e të grupeve të vetquajtura karizmatike, që e çorientojnë dhe e rrezikojnë bashkësinë kishtare.
Në përfundim Ati i Shenjtë i nxiti ipeshkvijtë të jenë prijës të zellshëm të popullit të Zotit, që u është besuar, në mënyrë që:
“Que, con vuestra calabra y eiemplo…”
“…me fjalën e me shembullin tuaj, Kisha të vijojë të ndriçojë, si burim shprese për të gjithë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.