2008-03-05 16:31:24

Kroacia paralajmëron Serbinë se po vetizolohet


(05.03.2008 RV)Kroacia do ta njohë shtetin e Kosovës më 13 mars, duke kapërcyer dyshimet mbi faktin se vetë Zagrebi duhet t’i bëjë llogaritë me serbët e pranishëm në territorin e vet. Për herë të parë, Kroacia ka bërë të ditur shifrën zyrtare të tyre, e cila tregon se pakicat serbe përfaqësojnë 4.5% të 4.4 milion banorëve të saj. Sot, presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi Beogradin se çdo raprezalje kundër vendeve që njohin pavarsinë e Kosovës do të kthehet kundër vetë Serbisë. Nesër, pritet që edhe Sllovenia të njohë zyrtarisht Kosovën.

Osetia e Jugut, rajoni separatist pro-rus i Gjeorgjisë i kërkoi Rusisë, OKB-së dhe Bashkimit Evropian të njohin pavarësinë e saj, ashtu siç po bëjnë për Kosovën.
Dje, parlamenti i Osetisë së Jugut votoi një rezolutë për këtë. Pavarësia e njëanshme është shpallur prej osetëve që në vitin 1990, por nuk është njohur nga asnjë vend tjetër dhe as nga vetë Rusia







All the contents on this site are copyrighted ©.