2008-03-05 16:12:15

Filluan sot në Bruksel, punimet e Asamblesë plenare të COMECE.


(05.03.2008 RV)U hapën sot, e do të vijonë deri më 7 mars, punimet e Asamblesë plenare të COMECE (Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian) me temë “Respekti për dinjitetin e njeriut dhe mbrojtja e gjithësisë – politikat evropiane të shekullit XXI dhe e mira e përbashkët”.Në përfundim të mbledhjes plenare, parashikohet organizimi i një konference shtypi, gjatë së cilës do të flasë ish komisioneri evropian, Franc Fishler, që do të paraqesë raportin e grupit ad hoc të COMECES me temë “Ndryshimet klimaterike dhe stili i jetës së krishterë”. Në vijim do të flasë edhe imzot Noel Treanor, sekretar i përgjithshëm i COMECES, që largohet nga detyra, sepse është emëruar Ipeshkëv i Daunit dhe Konorrit në Irlandën e Veriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.