2008-03-04 19:07:19

Rëndohet kriza ndërmjet Kolumbisë, Venezuelës dhe Ekuadorit


(04.03.2008 RV)Vazhdon kriza ndërmjet Kolumbisë dhe Venezuelës. Karakasi ka përjashtuar nga vendi personelin diplomatik kolumbian. Gjithashtu, që mbrëmë, Ekuadori ka prishur marrëdhëniet diplomatike me Bogotanë. Si Ekuadori, ashtu edhe Venezuela i kanë marrë këto vendime pas aksionit të forcave të armatosura kolumbiane FARC në territorin ekuadorian. Gjatë luftimeve u vra Raul Rives, numri dy i FARC-ut. Ndërkaq, në Kolumbi, autoritetet flasin për dokumenta që provojnë kontakte ndërmjet krerëve të FARC-ut dhe ministrave të Ekuadorit e Venezuelës. Në një dokument madje thuhet se presidenti venezuelian, Çavez u ka dhuruar militantëve të FARC-ut 300 milion dollarë.
Bashkësia ndërkombëtare ndërhyn, nëpërmjet fuqisë rajonale, Brazilit, që i ka kërkuar presidentit kolumbian t’i kërkojë falje kolegut të tij Rafael Korrea, për ndërhyrjen në territorin ekuadorian. Qeveria ekuadoriane dhe ajo venezueliane kanë zhvendosur trupa ushtarake drejt kufirit me Kolumbinë.

E quajtur “super e marta”, dita e sotme është shumë e rëndësishme për të kuptuar se cili do të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale amerikane, Barak Obama apo Hilari Klinton. Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Teksasi, Ohajo, Vermonti dhe Roud Ajlënd. Gruaja e ish-presidentit Klinton nuk është tërhequr, pavarësisht nga sondazhet që favorizojnë Obamën. Ndërsa për demokratët loja nuk ka përfunduar ende, për republikanët është tashmë e qartë se sido që të shkojnë votimet e sotme, kandidati për president është Xhon MekKein.







All the contents on this site are copyrighted ©.