2008-03-04 18:59:15

Martesat e përziera në reflektimin e ipeshkvijve të Evropës Juglindore. Me ne imzot Rrok Mirdita


(04.03.2008 RV)Përfundoi më 2 mars, mbledhja e presidentëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore mbajtur në Sofje të Bullgarisë që nga 28 shkurti, me temën “Përgatitja e të fejuarve dhe shoqërimi shpirtëror i bashkëshortëve”, sidomos në martesat e përziera ndërmjet njerëzve me fe ose konfesione të ndryshme. Ishte vazhdimi i reflektimit të filluar në Oradea të Rumanisë vitin e kaluar, mbi temën “Martesat e përziera dhe familja në Evropë”. Për Shqipërinë, mori pjesë presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të vendit, imzot Rrok Mirdita. Me telefon nga Tirana, na shpjegon se ç’u tha në takim…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.