2008-03-04 19:01:12

Kardinali Kasper: Selia e Shenjtë do të ndjekë kombet e mëdha evropiane për Kosovën


(04.03.2008 RV)Selia e Shenjtë vazhdon të tregohet e kujdesshme përsa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. I kthehet sërish argumentit, kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për bashkimin e të krishterëve, gjatë paraqitjes së dy librave të tij në Romë.
“Vatikani – tha ai – nuk është shprehur akoma mbi njohjen e Kosovës dhe ne vazhdojmë të presim; në fund të fundit, kombet e mëdha evropiane orientohen drejt njohjes, do të shohim se çdo të bëjë Selia e Shenjtë në të ardhmen”. Kardinali kujtoi se Vatikani “i kupton shqetësimet e serbëve dhe kupton edhe vuajtjen që u shkakton atyre braktisja e Kosovës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.