2008-03-04 18:19:35

Kardinali Kasper paraqiti ribotimin e vëllimit të tij “Hyji i Jezu Krishtit”.


(04.03.2008 RV)Sot paradite, pranë selisë së Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, kardinali Valter Kasper u takua me shtypin për paraqitjen e dy librave, botuar nga Shtëpia Botuese ‘Herder’, me rastin e 75-vjetorit të ditëlindjes së Hirësisë së Tij. Njëri nga dy vëllimet, është ribotim i veprës së kardinalit Kasper “Hyji i Jezu Krishtit”, botuar kohë më parë në disa gjuhë të botës. Po cili është mesazhi i këtij libri? Përgjigjet vetë kardinali Kasper, në mikrofonin e Radio Vatikanit:

 
“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Tregon se Hyji është qendra e themeli e qëllimi i jetës njerëzore; është, pra, mesazhi i Ungjillit. Jezusi na mëson se duhet ta duam Hyjin me gjithë zemër e me të gjitha forcat. E prandaj teologjia është fjala – logosi mbi Hyjin-theos. Kjo do të thotë se teologjia nuk mund të merret me shumë gjëra të tjera. Sot, posaçërisht, mesazhi i Hyjit është tepër aktual. Jemi jo vetëm para formave të reja të ateizmit, që përhapet përmes librash, të cilët shiten mirë, por kemi edhe rikthimin e fesë. Prandaj duhet që ne, të krishterët, ta dëshmojmë mesazhin e Hyjit të Jezu Krishtit, që nuk është një zot dosido, një zot i pakuptueshëm, i largët, por Hyji që Jezu Krishti na ka mësuar ta shikojmë si Atin tonë, Hyj që është mister, që është Trinitar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.