2008-03-04 18:16:33

Filloi sot e do të vijojë deri më më 9 mars, vizita e kardinalit Tarçisio Bertone në Armeni e në Azerbajxhan.


(04.03.2008 RV)Filloi sot udhëtimi i kardinalit Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, në Armeni. Takimi, që duhet të kishte nisur të dielën e kaluar, u shty për shkak të situatës së krijuar në vend, protestave dhe gjendjes së jashtëzakonshme, shpallur nga qeveria, pas zgjedhjeve presidenciale.
Sot, dita e parë, kardinali vizitoi Eçmiazhinin – Seli e Kishës armene apostolike, ku u takua me Patrikun e Katolikosin e të gjithë armenëve, Karekinin II, të cilit i dorëzoi një letër të shkruar me dorë nga vetë Benedikti XVI. Përmes kësaj letre Papa shpreh nderimin e tij të thellë për Kishën Apostolike Armene dhe dëshirën e Kishës Katolike për të vijuar së bashku rrugën ekumenike.
Pastaj - takimi me kryeministrin Serge Sarkisian. Një vizitë e dyfishtë në vendet e Kaukazit, për t’u përcjellë përshëndetjen e Papës bashkësive të krishtera vendase e, sidomos, për të ripohuar impenjimin e Kishës në dialogun ekumenik e ndërfetar. Ky është qëllimi i këtij udhëtimi në këtë zonë të trazuar, teatër konfliktesh të përgjakshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.