2008-03-03 19:15:36

Ipeshkvijtë e Guatemalës tek Benedikti XVI në vizitë “ad Limina”: varfëria dhe mbrojtja e jetës, sfidat e mëdha të Kishës në vendin qendroamerikan.


(03.03.2008 RV)RealAudioMP3 Filloi sot paradite vizita ‘ad Limina Apostolorum’ e ipeshkvijve të Guatemalës, vend latinoamerikan, që ka vuajtur shumë gjatë përpjekjes për të ecur në rrugën e demokracisë. Ish–koloni spanjolle, e pavarur që nga viti 1939, iu desh t’u nënshtrohej disa regjimeve ushtarake diktatoriale. Më pas u trondit nga dy luftëra civile e vijoi të trazohej nga ushtarakët, deri në marrëveshjen e paqes të 1996-tës. Dy vjet më vonë u vra imzot Huan Hosè Gjerardi, ipeshkëv ndihmës e Vikar i Qytetit të Guatemalës, mbrojtës guximtar i të drejtave të njeriut.
Sot ky komb, të cilin Papa Gjon Pali II e vizitoi tri herë, bën përpjekje për të hyrë në rrugën e zhvillimit të vërtetë demokratik e për të ecur përpara në rrugën e përparimit ekonomik, ndonëse i duhet të kapërcejë pengesa jo të pakta.
I pyetur për sfidat e sotme të Kishës në Guatemalë, kardinali Rodolfo Kuezada Toruno, kryeipeshkëv i kryeqytetit, u përgjigj kështu në mikrofonin e Radios sonë:

“Më duket se janë katër. E para është varfëria e njerëzve tanë, e vëllezërve tanë. 60% e popullsisë guatemalase është e varfër. Sfida e dytë është ajo e veprimtarisë kundër sekteve neopentekostale. E treta, më duket se është inkulturimi i Ungjillit në kulturën vendase: kujtoj se kemi 22 etni të ndryshme në kombin tonë. E, së fundi, përpjekjet më të mëdha të Kishës në mbrojtje të jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.