(03.03.2008 RV)Sipas një lajmi të pakonfirmuar të agjensisë italiane të lajmeve
ANSA, e cila citon burime pranë kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, presidenti i
SHBA-ve, Xhorxh Bush do të vizitojë Kosovën në fillimm të prillit. Sipas disa gazetave
të Zagrebit, Bush mund të qëndrojë në Prishtinë pas etapës së parashikuar në kryeqytetin
kroat, në përfundim të mbledhjes së NATO-s, që do të zhvillohet nga 2 deri më 4 prill
në Bukuresht. Serbia kerkon nga Kombet e Bashkuara bisedime shtese per Kosoven.
Deklarata erdhi nga ministri i jashtem serb Vuk Jeremic, i cili u takua me sekretarin
e pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun ne Zvicer. Autoritetet serbe, nuk
e kane pranuar pavaresine e Kosoves, madje vazhdojne te kerkojne bisedime shtese,
ashtu sic kur autoritetet ne Kosove nuk kishin shpallur ende pavaresine. “Ne besojme
se nje zgjidhje qe do te sjelle paqe dhe stabilitet mund te arrihet nepermjet negociatave,
deklaroi Jeremic ne Gjeneve, ku mori pjese ne nje takim ne Keshillin per te Drejtat
e Njeriut te Kombeve te Bashkuara. Jeremic deklaroi se do te nisej javen tjeter ne
Nju Jork, nderkohe qe Ban Ki Mun eshte njoftuar per kete vizite. Shefi I diplomacise
serbe shtoi se gjate takimit me sekretarin e pergjithshem te OKB-se, kishte bere te
ditur qendrimin e Beogradit, se nuk do te pranoje transferim te kompetencave nga UNMIK-ut
ne nje mision tjeter, sic eshte ai Bashkimit Europian. Ministri i jashtem serb do
te zhvilloje takime dypaleshe gjate qendirmit te tij ne Zvicer, me homologe te vendeve
europiane, aziatike dhe afrikane ne nje beteje per te mos njohur pavaresine e Kosoves.