2008-03-01 11:22:45

Thirrja e Papës për lirimin e ipeshkvit të Mosulit në Irak.


(02.3.2008 RV)Thirrja e Papës gjate Lutjes se Engjellit te Tenzot për lirimin e shpejt të ipeshkvit të Mosulit rrëmbyer të premtën e kaluar nga njerëz të armatosur.
Ati i Shenjtë Benedikti XVI qe informuar menjëherë për rrëmbimin e Imzot Paulos Faraj Rahho, Kryeipeshkëv i Kaldejve, në Irak, që ndodhi dje pas dite në një pritë, gjatë së cilës u vranë dy rojet e sigurisë dhe shoferi i ipeshkvit. Imzot Rahho posa pati përfunduar Udhën e Kryqit, një rit fetar shumë i dashur për besimtarët në Irak në të cilin marrin pjesë në mënyrë jashtëzakonisht të madhe. Fakti që është rrëmbyer menjëherë pas përfundimit të ritit fetar, bën të mendosh se akti krimal ka qenë paramenduar e përgatitur.
I trishtuar dhe shqetësuar për një vepër kaq të shëmtuar e të urryer, që godet thellësisht mbarë Kishën e Irakut e në mënyrë të posaçme Kishën Kaldeje, Papa shprehi afërsinë e tij Patrikut Kard. Emmanueli III Delly dhe tërë bashkësisë së krishtërë të sprovuar n Irak si dhe familjarëve te viktimave. Ati i Shenjtë Jozef Racinger ftoi Kishën universale të bashkohet me lutjen e tij të flaktë që në autorët e rrëmbimit të mbizotërojë aryseja e njerëzimi dhe imzot Rahho të lirohet sa më parë për t’iu kthye grigjës së vet. Po kështu Papa përsëriti urimin e tij që populli irakian të rigjejë udhën e pajtimit e të paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.