2008-03-01 20:02:44

Rubrika muzikore: Johan Adolf Hase: ‘Mëshirë’.


(02.03.2008 RV)Sot, e diela e katërt e Krezhmëve, po vijojmë ciklin e ri, kushtuar përgatitjes shpirtërore për Pashkë, që me tingujt më të zgjedhur të muzikës botërore, na shoqëron në të dielat e 40 ditëve të Krezhmëve, gjatë të cilave po të përpiqemi ta ndjekim shpirtërisht Krishtin në shkretëtirë.
“Miserere’ – ‘Mëshirë!” – është fjala më e përdorur këto ditë nga liturgjia; një cikël kompozimesh të shquara botërore, titulluar “Miserere” zgjodhëm edhe ne për rubrikën tonë të Kohës së Krezhmëve, për të përfunduar, pastaj, me ‘Gloria-n’ e Pashkëve të ngjalljes.
Në emisionin e sotëm të ciklit të ri muzikor, profesor Spiro Kalemi, që e përgatit rubrikën, na fton të ndjekim lutjen për mëshirë ‘Miserere’ kompozuar nga Johan Adolf Hase: RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.