2008-03-01 13:49:57

365 ditë me njerëz e ngjarje që ia ndryshuan faqen botës.


(01.03.2008 RV)1 mars: Kisha themelon “Paqen e Hyjit”
Me ndihmën e Karolingëve, Pipinos së Shkurtër, Karlit të i Madh e Ludovikut II të Përshpirtshëm, Papa lartohet në rangun e një personaliteti të fuqishëm politik. Pa të nuk mund të bëhet asnjë kurorëzim.
Nga ana tjetër, mbretërit e Francës fitojnë autoritet të madh e vihen në shërbim të një Kishe të fortë, që nis të organizojë shoqërinë. Secila katedrale ka një shkollë të vetën; të pasurit, duke dashur t’i shkollojnë sa më mirë fëmijët, shkruajnë doracakë kushtuar jetës së krishterë. Më pas, kur pushteti sovran dobësohet e luftërat ndërmjet feudalëve bëhen gjithnjë më të ashpra, është Kisha ajo që siguron rendin, duke themeluar atë që u quajt ‘paqja e Hyjit’: ditë e detyrueshme armëpushimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.