Putin fton qytetarët të mos braktisin kutitë e votimit në zgjedhjet e së dielës
(29.02.2008 RV)“Votoni për të ardhmen e Rusisë”: dy ditë para zgjedhjeve presidenciale,
Vladimir Putin u kërkon rusëve t’u drejtohen në masë kutive të atyre votimeve, që
tashmë opozita i konsideron “farsë”. Dihet që do të zgjidhet president, personi i
shenjuar nga Putin, presidenti aktual i Gazpromit, Dmitrij Medviedev.