2008-02-29 18:21:48

Policët serbë duan të punojnë për UNMIK-un, jo për shtetin e Kosovës


(29.02.2008 RV)Policia e Kosovës pezulloi sot nga puna për një kohë të pacaktuar 129 agjentë serbë, të cilët nuk janë paraqitur në punë për tri ditë me radhë. Ata kanë kërkuar që të punojnë nën OKB-në e jo nën urdhërat e shtetit të ri. Gjithashtu protestojnë kundër mbërritjes së misionit evropian Eulex, pasi nuk është autorizuar nga OKB-ja. Këtyre policëve të Gjilanit u shtohen edhe 150 policë nga Graçanica e 50 të tjerë në jug.
Ndërkaq, dy bomba kanë shpërthyer mbrëmë në qytetin e Mitrovicës, njëra pranë Gjykatës së OKB-së dhe tjetra pranë stacionit të policisë. Janë dëmtuar dy makina të UNMIK-ut dhe krejt zona është rrethuar nga ushtarët e NATO-s.







All the contents on this site are copyrighted ©.