2008-02-28 18:10:14

Tadiç dhe Koshtunica me mendime të ndryshme për integrimin evropian të Serbisë


(28.02.2008 RV)Presidenti dhe kryeministri serb nuk merren vesh për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Sot, presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar për gazetën spanjolle “El Pais” se Beogradi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kosova, por do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Ndërsa Koshtunica, në një intervistë për një televizion rus, shprehet se nuk do të vazhdojnë diskutimet për integrim me Brukselin, përveçse në rastin kur Evropa t’i konsiderojë si një e të pandara Serbinë dhe Kosovën. Nga ana e tij, komisari për zgjerimin, Olli Rehn deklaroi sot në Vjenë se Brukseli është gati të vazhdojë rrugën e nisur për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me Serbinë, bllokuar nga vetë Beogradi.
Nga Sofja, ku merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore, serbi Vuk Jeremiç deklaroi se “çdo njohje e pavarësisë së Kosovës është sulm kundër sovranitetit të Serbisë”. Ndërkaq, NATO ka zhvendosur më shumë trupa në veri të Kosovës, ku priten më tepër probleme. Dy bataljone rezervë të KFOR-it janë në gjendje alarmi.







All the contents on this site are copyrighted ©.