2008-02-28 18:12:47

Rusia përgatitet për zgjedhjet presidenciale. Dihet se kush do të fitojë.


(28.02.2008 RV)Dy ditë e ndajnë Rusinë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale të së dielës, 2 mars. Rezultati është i njohur për shumicën e rusëve, pasi loja e kryesuar nga presidenti Putin do të sjellë në pushtet delfinin e tij, Dimtrij Medvedev, presidentin aktual të Gazpromit. Ky i fundit do ta tërheqë Putinin në krye të qeverisë së re, pra nga president në kryeministër. Pretendetët e tjerë për fronin, që gjithnjë e më tepër po kthehet në atë të carëve të dikurshëm, janë komunisti Genadi Zhuganov, liberaldemokrati eksentrik Vladimir Zhirinovski dhe masoni gjysëm i panjohur, Andrei Bogdanov. Askush prej tyre nuk e kapërcen 15%-shin e preferencave, siç tregojnë sondazhet e fundit. Duket se popullsisë ruse i intereson më tepër se kush do të zgjidhet president në SHBA, pra kush do të jetë figura me të cilën do t’u duhet të ndeshen në arenën ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.