2008-02-26 17:58:15

Një çdo pesë fëmijë në BE, në rrezik varfërie


(26.02.2008 RV)Mëse 78 milion vetë janë në rrezik varfërie në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga reformat kundër kësaj plage të shoqërisë. Ndër ta, 19 milion janë fëmijë. Varfëria e tyre – lexohet në raportin “Mbrojtja sociale” e Komisionit Evropian – varet nga shumë shkaqe, ndër të cilat, papunësia e prindërve, pamjaftueshmëria e pagave apo mungesa e iniciativave në mbështetje të të ardhurave të familjes. Më shqetësuese është situata në Rumani, Hungari, Lituani, Letoni, Poloni e madje edhe në Itali. Ndër sektorët, që Komisioni Evropian këshillon të drejtohen përpjekjet për përmirësim, është pa dyshim ai shkollor. Vendet më virtuoze janë Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Gjermania dhe Franca, që kanë politika shoqërore më të mira.







All the contents on this site are copyrighted ©.