2008-02-25 18:01:54

Të shtunën e ardhshme Papa do të mbledhë Koncistorin e zakonshëm publik për shenjtërimin e katër të Lumëve.


(25.02.2008 RV)Benedikti XVI ka thirrur, për të shtunën e ardhshme, në orën 11. 00, Koncistorin e zakonshëm publik, për kanonizimin e katër të Lumëve: Gaetano Erriko, meshtar e themelues i Misionareve të Zemrës së Krishtit e të Zojës së Bekuar; Maria Bernarda Bùtler (Verena), virgjër, themeluese e Kongregatës së Motrave Françeskane Misionare të Marisë ndihmëtare; Alfonsa e Zojës së Papërlyer (në shekull, Ana Muttathupadathu), rregulltare e Kongregatës së Klariseve të të Tretit Urdhër të Shën Françeskut dhe Narciza e Jezusit Martillo Moran, laike ekuadoriane.







All the contents on this site are copyrighted ©.