(25.02.2008 RV)Akoma kritike situata
në kufirin ndërmjet Irakut dhe Turqisë. Pas atentatit kamikaze që shkaktoi dje së
paku 40 viktima në jug të Bagdadit, sot avionë të Ankarasë bombarduan sërish pozicionet
e kurdëve të Partisë së Punës së Kurdistanit në veri të Irakut. Një gjendje dramatike
që përfshin krejt Kurdistanin irakian, ku kanë gjetur strehë shumë të krishterë. Për
gjeopolitikën e kësaj zone flet në mikrofonin tonë don Renato Sako, eksponent i organizatës
kishtare “Pax Christi”, i sapokthyer nga rajoni: Kirkuku lundron mbi naftë
dhe Kurdistani irakian po bën gjithçka është e mundur që të arrihet në referendumin
– e shtyrë tani për tani – për t’ia bashkangjitur këtë qytet të madh, me rreth 1 milion
banorë, Kurdistanit. Kjo do të ishte një pasuri e madhe, por sigurisht që Turqia nuk
do ta lejojë kurrë, pasi Kurdistani do të kishte aq naftë, sa të bëhet shumë i rëndësishëm.