2008-02-25 17:59:42

15 ambasadat e para të Kosovës në botë. Polonia e njeh nesër


(25.02.2008 RV)Prishtina fillon të mendojë për përfaqësitë jashtë vendit. Fillimisht do të jenë 15, ambasadat që do të përfaqësojnë shtetin e ri, kryesisht në vendet fqinjë më afër Kosovës. Sipas autoriteteve është gati edhe buxheti për financimin e personelit, por kryeministria mendon se do të duhen 5 milion euro, ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka caktuar 35 milion. Edhe ky ndryshim në llogaritje çon te problemi kryesor me të cilin do të përballen edhe ambasadat: gjetja e personelit të kualifikuar.
Ndërkaq, sot në Badovc i Ri, ku banojnë serbë, ka mbërritur ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, i cili është takuar edhe me kreun e UNMIK-ut, Joakim Ryker. Ky i fundit i ka kërkuar Samarxhiqit të distancohet nga dhuna në protestat e serbëve dhe ta vizitojë Kosovën pa provokime që mund të shkaktojnë probleme për gjendjen në vend. Për të rejat e vendit të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.