2008-02-23 11:12:46

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 3-të të Krezhmeve ‘A’


(23.2.2008 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisës së Fjalës Hyjnore të dielës së 3-të të kohës së krezhmeve, ciklit të parë, sipas kalendarit liturgjik të Kishës.
Gjendemi në mesin e kohës së Krezhmeve e liturgjia hyjnore e kësaj së diele na propozon temen e simbolin e ujit si pik takimi mes Zotit e njeriut. Uji bëhët simbol që përmbledh e shpreh kërkesën e njeriut dhe përgjigjën e Zotit. E Jezusi është shkëmbi nga i cili buron uji i jetës. Takimi i vërtetë me Zotin e ndryshon rrënjësisht jetën e njeriut, sikur dëshmon historia e shën Palit, jeta e shën Françeskut të Asizit, jeta e së Lumes Nënë Terezës Gonxhe Bojaxhiut e të sa e sa të tjerëve.
Të lindur prej ujit e prej Shpirtit jemi bërë krijesa të reja, por gjithmonë kemi nevojë për ujin e Fjalës së Zotit për t’u bër përherë e sa më shumë të ngjajshëm me Krishtin në të cilin jemi pagëzuar.
Meditimi i Fjalës së Zotit dhe ndjekja e shembullit të Jezusit, po ti jetonim në mënyrë intensive, pa u lodhur, na përgatisin ta pranojmë në ne dhuratën e hirit të Zotit, gurrën e ujin për jetën e amshuar, Shpirtin Shenjt, dhuratë që Jezusi gjallë i bëri Kishës së vet.
Ky është mesazhi i madh i gëzimit që liturgjia e kësaj së diele na ofron, por mjerisht këtij mesazhi shpesh i bie ndesh zemërgurësia e madje deri edhe refuzimi jonë i prerë.
E Fjala e Zotit, sikur do të dëgjojmë nga pjesa e Ungjillit të kësaj së diele (Gjn 4,5-42), na fton t’i dalim para në takim Hyjit. Jezusi na pret të na takojë, sikur bëri me gruan e Samarisë. Pra, jemi të pritur në këtë takim për t’i hequr maskat e për të rigjetur të vërtetën e jetës sonë. Krishti nuk na akuzon, nuk na dënon, nuk na largon e as nuk na dëbon. Ai do të dialogoj me ne. Na vjen para në takim duke bër hapin e parë drejt nesh e duke deklaruar etjen e tij, dëshirën e tij për të na takuar e kështu për të hyr në bashkim me ne duke na ofruar gurrën e jetës. Jezusi dëshiron të na heq etjen e thellë që kemi e të na dhurojë ujin e gjallë. Nëse nuk fshihemi e largohemi prej tij, do të jemi edhe ne porsi Samaritanja – të pushtuar nga dashuria e tij e nga fjala e tij jetëdhënëse. Tani ti dëgjojmë leximet biblike të kësaj së diele e pastaj komentin...RealAudioMP3
Homelia:
Vazhdojmё tё dashur vёllezёr e motra rrugëtimin tonë të krezhmeve. Tё gjithё ndjejmё nevojёn e afёrsisё sё Zotit e kjo kohё e veçantё na e garanton atё.
Ne kёtё tё djelё me ungjillin e samaritanes fillojnё leximet nga Ungjilli i Gjonit qё do tё na shoqёrojnё edhe pёr dy javё tё tjera me pjesёn e tё verbёrit tё lindur dhe ngjalljes sё Lazrit. Etja e njeriut dhe etja e Zotit janё dy koordinatat nё tё cilat zhvillohet tema e kёsaj tё djele.
Rrugёtimi i popullit tё Izraelit nё shkretёtirё pёr dyzet vjet nxjerr nё pah veprёn cliruese tё Hyut, por nga ana tjetёr edhe kokёfortёsinё dhe mosbesimin e popullit. Dёshira pёr t’u kthyer mbrapsht dhe vёshtirёsitё qё hasin gjatё rrugёs e ndёrlikojnё kёtё shtegtim drejt tokёs sё premtuar. Leximi i parё na tregon pikёrisht njё episod rebelimi tё popullit ndaj Zotit. Nё shkretёtirё ata vuanin etjen, pra mungesёn e ujit. Nё kёtё mёnyrё ata vёnё nё sprovё Zotin duke protestuar ndaj tij dhe ndaj Moisiut. Por Zoti i dёgjon dhe u sjell atyre ujin nga shkёmbi. Populli shuan etjen e trupit, por nё atё çast harron etjen e madhe pёr Zotin. Nuk marrin vesh se çka Zoti ka premtuar do ta pёrmbushё e vёshtirёsitё janё pjesё e rrugёs. Uji ёshtё njё simbol shumё i pёrhapur nё Shkrimin e shenjtё. Uji i pёrmbytjes sё Noheut, uji i detit tё kuq nga i cili kaluan izraelitёt, uji qё pastron nga mёkatet nё librin e Ezekielit, uji qё ushqen pemёn nё Psalmin 1 etj, e mё pas uji nё tё cilin pagёzohet Jezusi, uji i pusit tё Jakobit me samaritanen, uji qё del nga kraharori i Krishtit e pёr ne tё krishterёt, uji i pagёzimit. Si element natyror uji na sjell ndёrmend dy gjёra: etjen dhe pastёrtinё. Nё ritualet hebraike, por edhe tё popujve tё tjerё, uji pёrdoret nё fillim tё lutjeve si shenjё e pastёrtisё. Njё shenjё e tillё ka mbetur edhe nё meshёn e shenjtё kur meshtari thotё pas kushtimit tё dhuratave nёn zё “Mё laj o Zot prej çdo faji e mё pastro prej çdo mёkati!”. Etja ёshtё njё nevojё biologjike e njeriut, mungesa e ujit brenda trupit tё tij, sidomos nё vendet e nxehta e nё shkretёtira ku jeta pothuajse mungon krejt njё pikё ujё ёshtё njё pasuri e madhe. Mungesa e ujit ёshtё mungesa e jetёs. Nё fund tё fundit kёrkesa e popullit pёr ujin ishte njё kёrkesё “legjitime”, por e cila fsheh nё kёtё dukje mungesёn e besimit tё Zoti. Gjithashtu ka njё etje qё shkon pёrtej asaj biologjikes dhe ёshtё ajo shpirtёrore e cila nuk ёshtё mё pak e rёndёsishme se kjo tjetra. Madje kjo etje bёn tё harrohet ajo tjetra. Etja pёr Zotin ёshtё dёshira me e kёrku Zotin: “Shpirti im ka etje pёr Zotin…kur do tё shoh fytyrёn e tij”. Kjo etje e ka shoqёruar gjithnjё njeriun, qysh se ai ekziston, por jo gjithmonё njeriu ka kuptuar kёtё etje. E ka ngatёruuar shpesherё mё tё tjera gjёra duke ngatёrruar shtegun e kёrkimit tё tij.
Perfundimisht kete etje te njeriut Zoti e ka shuar me vdekjen e tij ne kryq. Vdekja e tij eshte jeta e nejriut. Kur ne ende ishim mёkatarё ai vdiq pёr ne.
Tё ndalemi pak e tё reflektojmё mbi ungjllin e takimit tё Jezusit me njё grua samaritane. Jezusit i duhet ёt largohet nga qyteti pasi kёrkojnё ta kapin. Ai lё Judenё, na thotё teksti i Gjonit, dhe niset pёr nё Galile. Rrugёs takon njё grua qё po mbushte ujё nё njё pus. Ndёrsa dishepujt shkojnё me marrё dicka pёr tё ngerёnё nё qytet, ndёrmjet Jezusit dhe gruas samaritane zhvillohet njё bashkёbisedim qё do ta udhёheqё gruan drejt besimit. Kishte dy arsye tё fort apse Jezusi nuk duhet tё ndalej e tё fliste me atё grua tё kushtёzuara nga mendёsia e kohёs. Sё pari, sepse ajo ishte njё grua dhe sё dyti sepse ajo ishte njё samaritanase dhe historikisht judenjtё dhe samaritanёt nuk shkonin me njёri tjetrin, pasi samaritanёt akuzoheshin nga judenjtё si tё papastёr. Pёr kёtё mund tё lexohet 2 Mbr 17, 24-41.
Biseda zhvillohet pranё tё ashtёquajturit pusit tё Jakobit. Sikurse e kemi thёnё edhe mё lart rreth vendeve me ujё zhvillohej shtegtimi tokёsor dhe shpirtёror i patriarkёve dhe i daljes nga Egjipti. Simbolika e ujit del edhe njё herё nё pah. Uji i burimit bёhet kёshtu simboli i jetёs qё Zoti i jep popullit tё tij dhe sidmos do t’u japё ne kohёn e mesisё. Kёshtu prania e Jezusti pranё ujit ёshtё shenja se mesia ka ardhur. Dalёngadalё gjatё bisedёs Jezusi e zhvendos mendjen e gruas samaritane nga uji i pusit tek uji i gjallё pёr jetёn e amshuar qё vetёm Jezusi mund ta japё. Nё fillim Jezusi ёshtё njё kalimtar i rastёsishёm qё ёshtё ndalur pranё pusit sikurse rёndom bёnin shtegtarёt e kohёs. Me fjalёt e tij ai fillon e ngjall interesin e kёsaj gruaje duke i folur pёr njё lloj uji qё nuk mbaron kurrё dhe qё kush e pi nuk do tё ketё mё etje. Madje ai ujё do tё kthehet nё njё burim pёr jetёn e amshuar. Atёherё gruaja kёrkon nga ky ujё. Tani vendet ndёrrohen. Te gruaja fillon dhe ngjallet etja e ka nevojё tё shuajё kёtё etje me njё ujё tё vecantё, qё nё mёnyrё tё mistershme ky njeri i premton. Mё pas Jezusi i zbulon tё kaluarёn e jetёs kёsaj gruaje. Ajo e quan Jezusin profet. Dalengadalё zbulohet velloja qё mbulon kёtё person tё mishtershёm, Jezusin. Jezusi i flet pёr adhurimin e vёrtetё tё Atit, adhurimin nё shpirt dhe nё tё vertetё, qё nuk ka tё bёjё me vendet gjeografike, por me njё vend qё ёshtё Shpirti i Shenjtё. “Hyu ёshtё shpirt dhe ata qё e adhurojnё duhet ta adhurojnё nё shpirt dhe nё tё vёrtetё” (Gjn 4,24). Fjalёt e Jezusit e bёjnё gruan tё thotё qё “unё e di se do tё vijё mesia qё quhet Krisht. Kur tё vijё ai do tё na tregojё gjithcka”. Edhe pse kjo grua i pёrkiste njё populli qё e kishte tradhёtuar Zotin (gruaj simbolizon samarinё e pesё burrat idhujt paganё) ёshtё pёrsёri nё pritje tё mesisё. Jezusi i zbulohet kёsaj gruaje me formulёn e famshme: “Unё jam, unё qё po tё flas”. Gёzimi i kёsaj gruaje ёshtё tashmё i papёrmbajtshёm. Ky njeri nuk qenka vetёm njё kalimtar i zakoinshёm, as njё profet, qenka dicka mё shumё qenka vetё mesia, madje qenka vetё Zoti - Unё jam. Ky gёzim nuk mund tё rri vetёm brenda kёsaj gruaje, por ajo do tё shkojё dhe do ta tregojё se ka takuar mesinё dhe i ka thёnё gjithcka mbi jetёn e saj. Eshtё e pashmangshme qё sa herё takojmё Zotin, nё vend qё tё flasim ne pёr tё, ai flet pёr ne. Kush njeh Zotin njeh veten. Dhe kёtё gёzim nuk mund ta mbajё pёrbrenda, tё mbyllur, por dёshion ta ndajё me tё tjerё. Atёherё tё gjithё vijnё e dёshmitar tё kёsaj ngjarje bёhen e dhe dishepujt qё kishin sjellё pёr tё ngrёnё por Jezusi kishte njё ushqim tjetёr. “Ushqimi im ёshtё tё bёj vullnetin e atij qё mё dёrgoi dhe tё pёrmbush veprёn e tij” Si mund tё mos na kujtojnё kёto fjalё pёrgjigjen qё Jezusi i jep djallit “Jo vetёm me bukё jeton njeriu, por me cdo fjalё qё del nga goja e Zotit”. E kemi lexuar para dy javёsh. Jezusi nuk ka mё uri e as etje, pasi uria dhe etja e tij ёshtё pёr njerёzit dhe pёr t’u dhёnё atyre dashurinё, jetёn. Mbi kryq Jezusi do ёt thotё “Kam etje!” e pёrsёri kjo etje e tij nuk ёshtё fizike, ёshtё pikёrisht kjo etje qё kemi lexuar nё kёtё ungjill, etja pёr tё ftuar tё gjithё njerёzit nё dashurinё e Zotit. Pёr kёtё jezusi vdiq pёr ne kur ne ende ishim mёkatarё.
Njerёzit qё vijnё jo vetёm e dёgjojnё Jezusin por e ftojnё tё rrijё me ta. Mё nё fund edhe ky popull hyn nё shestimin shёlbues tё Zotit. Ёshtё njё lloj rehabilitimi qё Zoti u bёn kёtyre vёllezёrve nё njё farё mёnyre tё pёrzjerё. Tanimё nuk janё fjalёt e gruas qё bindin njerёzit por vetё fjalёt e Jezusit. Kёshtu mё duket se kjo grua ёshtё edhe shembulli mё i mirё i atyre qё shpallin fjalёn e Zotit, tё cilёt nuk duhet tё tёrheqin njerёzit te vetja, por tё cojnё njerёzit drejt Zotit e Zotin drejt njerёzve. Kёshtu detyra e njё ungjillizuesi, ne rastin konkret e njё meshtari apo kush ka njё detyrё nё Kishё tё ungjillizimit tё drejtёpёrdrejtё ёshtё pikёrisht mёnjanimi i vetvetes pёr t’i lёnё vend takimit tё Zotit me njerёzit. Jo rrallёherё ndodh qё vetё ne bёhemi pengesё tё takimit tё Zotit me njerёzit ndoshta nga njё lloj protagonizmi i sёmurё qё kёrkon me patjetёr qendrёn e vёmendjes. Vetёm takimi personal dhe i drejtёpёrdrejtё me Zotin ёshtё shёlbues. Ne jemi vetёm ndёrmjetёs, shёrbyes tё pavlefshёm qё duhe t’i lёmё liri Zotit nё takimin me njerёzit. Vetёm nё kёtё mёnyrё cdonjeri mund tё thotё sёbashku me samaritanёt “Tani nuk besojmё mё vetёm nga fjalёt e tua, por sepse e dёgjuam vetё dhe e dimё se ky ёshtё me tё vёrtetё Shёlbuesi i botёs”. Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.