2008-02-22 18:17:07

Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji Parlamentit Evropian të njihet Pavarësia e Kosovës


(22.02.2008 RV)RealAudioMP3 Ipeshkvi Katolikë i Kosovës imzot Dodë Gjergji, një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, shkoi në Strasburg për të folur mbi realitetin e ri kosovar e për t’i kërkuar Vendeve anëtare të BE-së njohjen e Pavarësisë. Ndërsa sot, kryeipeshkvi katolikë i Beogradit, imzot Stanislao Hoçevar deklaroi për agjensinë katolike Sir se shumica e manifestuesve kanë protestuar paqësisht dhe vetëm një pakicë ushtroi dhunën. Ka hapësirë për dialog, nënvizoi imzot Hoçevar. E pikërisht për dialog në realitetin e ri kosovar foli ditë më parë, edhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji në Parlamentin Evropian. Ai tregon sot në mikrofonin e don David Gjugjës, për këtë takim, ku nuk munguan pyetjet e saktësimet e deputetëve të pranishëm:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.