2008-02-22 18:21:10

Arrihet marrëveshja për qeverinë në Pakistan


(22.02.2008 RV)“Ishalla do të punojmë sëbashku”: shtrëgim duarsh, buzëqeshje për fotografët: dy rivalët e vjetër të partive pakistaneze të opozitës u morën vesh sot për të formuar një qeveri të përbashkët, e cila do të ketë detyrën e vështirë të sjellë demokracinë në të vetmin vend mysliman që zotëron armën atomike. Asif Ali Zardari, burri i vejë i Benazir Butos, kreu i Partisë Popullore Pakistaneze, dhe Navaz Sharif, kreu i Lidhjes myslimane pakistaneze-N shpallën se kanë një program të përbashkët, pas takimit të sotëm në Islamabad. Asnjëri prej tyre nuk kërkoi dorëheqjen e presidentit Musharraf, por këto ditë Sharif e ka thënë në raste të tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.