2008-02-21 18:04:57

U kremtua Dita Botërore e Gjuhës Amtare


(21.02.2008 RV)Viti 2008 është shpallur nga Kombet e Bashkuara si “Viti ndërkombëtar i Gjuhëve”. Në këtë kuadër, u kremtua sot në Bruksel edicioni IX i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, organizuar nga UNESCO. Gjuhët janë zemra e jetës shoqërore, ekonomike dhe kulturore: me këto fjalë komentoi parrullën e UNESCO-s “Gjuhët kanë peshë”, drejtori i përgjithshëm i organizatës, Koihiro Matsuura. Në ditën e sotme, u theksua rëndësia e alfabetizimit të popullsisë në të gjithë botën.







All the contents on this site are copyrighted ©.