2008-02-21 19:45:45

Takimi vjetor i Kryetarëve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës jug-lindore, në Sofje.


(21.02.2008 RV)Nga 28 shkurti deri më 2 mars, në Sofje të Bullgarisë, do të takohen për të tetën herë kryetarët e Konferencave episkopale të Evropës jug-lindore, të shoqëruar edhe nga disa specialistë të fushës, për të cilën do të shkëmbehen mendime. Është fjala për përgatitjen e të fejuarve dhe shoqërimin shpirtëror të të martuarve, posaçërisht në martesat e përziera ndërmjet një katoliku dhe një të pagëzuari jo katolik si dhe ndërmjet një katoliku e një të papagëzuari. Tema e takimit është vijim i reflektimit të nisur vitin e kaluar në Oradea të Rumanisë, ku u fol rreth temës “Martesat e përziera dhe familja në Evropë”.Në takim do të përfaqësohen shtatë Konferenca Ipeshkvnore, duke përfshirë edhe Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.