2008-02-21 18:03:00

Europarlamenti miraton rezolutën për Rripin e Gazës


(21.02.2008 RV)Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash rezolutën e paraqitur nga gjashtë grupet kryesore mbi Rripin e Gazës. Në të shprehet “shqetësimi i thellë për krizën humanitare dhe politike në Rripin e Gazës dhe për pasojat e saj të rënda”. Parlamenti kërkon që të ndalohet menjëherë dhuna dhe i bën thirrje Izraelit të ndërpresë çdo aksion ushtarak që vë në rrezik jetën e civilëve. Gjithashtu, i kërkon organizatës Hamas të mos qëllojë me raketa territorin izraelit.
Ekonomia e Zimbabves, dikur hambari i drithërave për Afrikën, është gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Mjerimit dhe vuajtjeve të popullsisë i shtohet tani edhe një rekord i ri botëror, për të mos u pasur zili. Sipas Zyrës qendrore të statistikës, treguesi i inflacionit në janar ka kaluar masën 100%. Papunësia arrin në 80%. Shkaktari i krizës, që tashmë vazhdon prej vitesh, sipas ekspertëve perëndimorë, është reforma agrare e vitit 2000. Qëllimi ishte të shpronësoheshin pronarët e bardhë, por kjo shkaktoi rënien e prodhimit në sektorin bujqësor. Më vonë erdhën edhe pasoja të tjera. Komisioni “Drejtësi e Paqe” i shtetit afrikan kërkoi këto ditë që të shtyhen zgjedhjet e parashikuara për në 29 mars, pasi nuk ekzistojnë kushtet për zhvillimin e tyre të lirë dhe të drejtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.