2008-02-20 19:11:55

Kardinali Friedrih Veter feson 80-vjetorin. Zuri vendin e Papës Racinger në kryedioqezën e Munihut e Fraisingës.


(20.02.2008 RV)Mbushi sot 80 vjet kardinali kryeipeshkëv nderi i në kryedioqezës së Munihut e Fraisingës në Gjermani. Ishte ai që, më 1982, zuri në udhëheqje të kryedioqezës, vendin e kardinalit të askohshëm, Jozef Racinger, i cili u thirr në Romë nga Gjon Pali II. Kardinali Veter e udhëhoqi kryedioqezën deri në shkurt të vitit të kaluar e, më pas, në nëntor, u zevendësua nga kryeipeshkvi i sotëm i Munihut, e Fraisingës, imzot Reihard Marks.Pas këtij përvjetori të kardinalit Veter, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 199 kardinaj, nga të cilët 119 zgjedhës, 80 jo zgjedhës.







All the contents on this site are copyrighted ©.