Fillon misioni i kreut të Eulexit, Piter Feith në Kosovë
(20.02.2008 RV)Sot në Kosovë, filloi punën kreu i misionit evropian civil Piter
Feith, i cili u takua me autoritetet e vendit në Prishtinë. Disllokimi i personelit,
sipas tij, do të fillojë në javët e ardhshme. Menjëherë pas takimit me të, presidenti
i Kosovës, Fatmir Sejdiu iu drejtua serbëve duke u bërë thirrje që të marrin pjesë
në jetën e vendit dhe të ruajnë qetësinë në veri. Pas ngjarjeve të djeshme në kufi,
për të cilat KFOR-i ka akuzuar liderët serbë të Mitrovicës, gjendja sot duket se është
kthyer në normalitet. Nga ana e tyre, krerët e Beogradit kanë paralajmëruar grupet
e armatosura shqiptare në Preshevë e kudo tjetër, që të mos reagojnë, përndryshe do
të përndiqen ashpërsisht. Përfaqësuesit serbë në OSBE bënë të ditur se tani për tani,
çështja e Kosovës po trajtohet si një problem politik dhe ligjor, por kjo nuk do të
thotë që në të ardhmen qeveria të mos ndryshojë mendim e ta trajtojë atë si problem
ushtarak. Por për gjendjen në Kosovë, reagimet e aspiratat e momentit, të dëgjojmë
informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina: