2008-02-19 17:38:38

Përfaqësuesit e Kishave të Evropës u takuan sot në Lubianë me Presidencën sllovene të Bashkimit Evropian.


(19.02.2008 RV)RealAudioMP3 Sipas një praktike, që tashmë është bërë traditë, sot përfaqësuesit e Kishave të Evropës u takuan në Lubianë me Presidencën sllovene të Bashkimit Evropian. U pritën nga kryeministri slloven, që është edhe kryetar i radhës i Bashkimit Evropian, në selinë e tij.
U shkëmbyen mendime kryesisht për problemet parësore të Presidencës sllovene në Bashkim, për dialogun e Kishave me Bashkimin, veprimtaritë e vitit 2008, që është shpallur vit i dialogut kulturor, për strehimin politik të refugjatëve dhe politikat e emigracionit.Kishat përfaqësoheshin nga një delegacion i kryesuar prej imzot Noel Treanor, sekretar i përgjithshëm i Komisionit të Episkopateve të Bashkimit Evropian (COMECE).







All the contents on this site are copyrighted ©.