2008-02-18 17:11:49

Papa rifilloi audiencat në Vatikan, pas javës së Ushtrimeve shpirtërore: reflektim i kardinalit Komastri.


(18.02.2008 RV)RealAudioMP3 Pas javës kushtuar Ushtrimeve shpirtërore, sot paradite Benedikti XVI rifilloi audiencat në Vatikan, ku u takua me anëtarët e Këshillit për marrëdhëniet ndërmjet Kongregatës për Institutet e jetës rregulltare e Shoqëritë e jetës apostolike dhe Bashkimeve Ndërkombëtare të Eprorëve dhe Eproreve të Përgjithshme.
Në Ushtrimet shpirtërore në Vatikan, mori pjesë edhe kardinali Angjelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit. Të ndjekim reflektimin e tij, në mikrofonin e Radios sonë:

“Ushtrimet shpirtërore janë një kohë që i kushtohet plotësisht Zotit, për t’u shndritë nga drita e tij, në mënyrë që t’i shikojmë mirë të gjitha njollat, të cilat duhen pastruar nga jeta jonë. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë se Jezusi kalonte netë të tëra në lutje. Krishti, para se të përballojë luftën e madhe të Mundimeve, shkon për t’u lutur në kopshtin e ullinjve. I krishteri i vërtetë matet pikërisht me kohën që i kushton lutjes. E ushtrimet shpirtërore janë kohë kushtuar plotësisht lutjes, në mënyrë që nga këto ditë kaq të forta e kaq të intensive, nga kjo kohë kushtuar uratës, të nxitemi për ta ndjekur Zotin me më shumë bindje, më shumë koherencë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.