2008-02-18 17:02:23

Kardinali Bertone në Asizi për 50-vjetorin e shpalljes së Shën Kiarës, Pajtore e televizonit.


(18.02.2008 RV)Sekretari i Shetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, kryesoi dje në Bazilikën e Shën Kiarës, kremtimin eukaristik për të festuar 50-vjetorin e shpalljes së Shenjtores së Asizit, Pajtore e televizonit.
Pra, prej 50 vjetësh, Shën Kiara është Pajtore e televizionit: e shpalli Piu XII më 14 shkurt 1958, sepse nxënësja e parë e Shën Françeskut, natën e Krishtlindjes 1252 pati hirin të shikonte nga qelia e saj, kremtimin që mbahej në Kishë. “Përvojë e televizonit mistik” – e quajti kardinali Bertone gjatë Meshës së djeshme, me të cilën u mbyll dita kushtuar 50-vjetorit të nismës së Papës Paçeli. “Shën Kiara – shtoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit – i cili u prit nga ipeshkvi i Asizit, imzot Domeniko Sorrentino – nuk është thjeshtë Pajtore e televizionit, por edhe mësuese, që mund të na tregojë si ta shfrytëzojmë sot këtë mjet të rëndësishëm”. Duke cituar Papën, kardinali Bertone tërhoqi vëmendjen mbi rreziqet që krijohen nga mungesa e frymës kritike në ndjekjen e televizionit, i cili shpesh ka prirjen ta manipulojë realitetin, të vihet në shërbim të interesave sunduese, të sigurojë shikuesin me çdo kusht, mjet e mënyrë. Komunikimi masiv – vijoi të shpjegonte Hirësia e Tij – përpiqet të imponojë një model rrafshues kulture, të bazuar mbi logjikën e konsumizmit e të relativizmit. Ndërsa shembulli i Shën Kiarës na ndihmon të rizbulojmë dinjitetin e njeriut dhe vlerat e pandryshueshme, si familja, jeta, edukimi i të rinjve”.Meshës, kremtuar në Bazilikën e Shenjtores, i parapriu takimi, në të cilin morën pjesë, ndërmjet të tjerëve, edhe kryetari i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore, imzot Klaudio Maria Çeli. U dorëzua edhe Çmimi televiz ‘Shën Kiara’, të cilin sivjet e meritoi programi televiziv i Raiuno “Sipas shembëlltyrës së Tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.