2008-02-18 19:25:35

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji flet nesër para Parlamentit Evropian


(18.02.2008 RV)Seanca e parlamentit serb, në të cilën konsiderohet “e paqenë” deklarata e pavarësisë së Kosovës, nga ora 16 u shty për në orën 20, për të pritur deputetët që morën pjesë në manifestimet serbe në Mitrovicë e në vende të tjera. Edhe sot, protestat vazhduan në Beograd e në qytete të tjera të Serbisë, e madje edhe në Banja Luka të Republikës serbe të Bosnjës. Në manifestimet e mbrëmshme u plagosën 47 vetë dhe u dëmtua rëndë ambasada amerikane dhe ajo sllovene në Beograd. Bashkimi Evropian dënoi këto incidente dhe ka kërkuar që t’i sigurohet jeta personelit ndërkombëtar. Edhe kisha ortodokse u impenjua në betejën për Kosovën. Në katedralen ortodokse të Beogradit u mbajt një meshë për t’i kërkuar Zotit shpëtimin e serbëve të Kosovës. Nga ana tjetër, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji ndodhet në Strasburg për të folur nesër mbi pavarësinë e Kosovës para Parlamentit Evropian. Një ipeshkëv katolik ngre zërin para fuqive të mëdha, sipas traditës më të mirë të kishës katolike ndër shqiptarë, të shoqëruar gjithnjë nga binomi “Për Fe e Atdhe”. Flet për ne zëdhënësi i kuries së Prizrenit, don Agim Çerkini:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.