(17 shkurt 2008 R.V.Prishtinë nga QIK) Deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri
miratuan Deklaratën e Pavarësisë duke e bërë Kosovën shtetin më të ri në botë.
Nga dita e sotme vendi ynë quhet Republika e Kosovës, e cila është shprehje dhe mishërim
i aspiratave të shumë brezave për liri dhe pavarësi. Pro deklaratës votuan 109 deputetë
të pranishëm në sallë nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Nuk ishin të pranishëm
deputetët serbë. Pas miratimit Deklaratës së Pavarësisë për Kosovën shtet të pavarur,
sovran dhe demokratik, deputetët do të miratojnë edhe simbolet shtetërore, flamurin
dhe stemën.