2008-02-16 15:53:20

Përfunduan ushtrimeve shpirtërore të Krezhmëve në Vatikan, predikuar nga kardinali Vanhoi


(16.02.2008 RV)Meshtaria e Jezusit është shembull mahnitës përvujtërie e solidariteti, që duhet rizbuluar, për ta ndjekur thellësisht. Me këtë mendim Benedikti XVI përfundoi Ushtrimet shpirtërore të Krezhmëve në Vatikan, predikuar nga kardinali jezuit, Albert Vanhoi.
Papa e falënderoi përzemërsisht Hirësinë e Tij, që pak para fjalëve përfundimtare të Atit të Shenjtë, mbajti meditimin me temë ‘Lidhjet ndërmjet shërbimit meshtarak e e zemrës meshtarake të Jezu Krishtit”.Përfunduan kështu reflektimi e dëgjimi, jetuar në atmosferën e kapelës anësore, ku lutet Papa, më të djathtë të elterit të kapelës më të madhe ‘ Nëna e Shëlbuesit’, në Vatikan, në sa sytë të shkonin vetvetiu tek figura e Krishtit që, i përkulur përdhe, u lan këmbët Apostujve. Një pamje kjo, e larjes së këmbëve, që e kujtoi edhe predikatari në përfundim të ushtrimeve shpirtërore. Në sa, sipas Benediktit XVI, figura e Pjetrit, i gatshëm të lajë edhe kokën e duart për hatër të Krishtit, shpreh vështirësinë për të kuptuar të renë që sjell meshtaria e Zotit, thelbi i së cilës qëndron pikërisht në këtë qëndrim tejèt të përvujtë të Jezusit, që u lanë këmbët Apostujve.








All the contents on this site are copyrighted ©.