2008-02-16 13:01:15

Bashkësia katoliko-bizantine në Romë organizon një program me temë “Hyrje në leximin e Shkrimit Shenjt”.


(16. 02.2008 RV)Në kuadrin e Sinodit të Ipeshkvijve të Kishës katolike me temë ‘Fjala e Hyjit në jetën e në misionin e Kishës”, që do të mbahet më 5 deri më 26 tetor 2008 në Romë, Bashkësia e Shën Athanasit organizon një program për ‘Hyrjen në leximin e Shkrimit Shenjt’, drejtuar nga profesor Giovanni Odasso i Universitetit Papnor Lateranens.
Sot pasdite, në orën 17. 30, do të mbahet leksioni i parë me temë: “Lidhjet ndërmjet Besëlidhjes së Vjetër e Besëlidhjes së Re”.Dy leksionet e tjera, që do të trajtojnë temën “Nga Ungjilli i kumtuar, tek Ungjijtë e shkruar” dhe ‘Perspektiva hermeneutike”, do të mbahen përkatësisht më 8 mars e 5 prill, në sallën e mirënjohur nga shqiptarët mërgimtarë të Via dei Greci 46 – 00187 Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.