2008-02-15 17:42:18

Kremtohet sot Dita kundër tumoreve të fëmijëve


(15.02.2008 RV)Kremtohet sot në 60 vende të botës Dita e luftës kundër tumoreve të fëmijëve. Vetëm 20% e tyre kurohen ashtu siç duhet, denoncon Federata Ndërkombëtare e Prindërive për Onkologjinë Pediatrike, në të cilën marrin pjesë prindërit e fëmijëve me tumor. 80% e këtyre fëmijëve jeton sot në vendet në zhvillim. Ndërsa në veri të globit, përparimet e mëdha në fushën e mjekësisë kanë bërë që gjatë 30 viteve të fundit tre të katërtat e pacientëve të vegjël të shërohen, në Azi, Afrikë e në Amerikën Latine tumoret shpesh as që diagnostikohen dhe kurimi kushton më shumë nga sa mund të paguajnë të sëmurët.







All the contents on this site are copyrighted ©.