2008-02-14 17:26:41

Tre vjet pas vdekjes së Motër Luçisë, Benedikti XVI lejon hapjen e procesit për lumnimin e vegimtares së Fatimës.


(14.02.2008 RV)Një lajm që u prit me gëzim të madh nga besimtarët e mbarë botës: Benedikti XVI lejoi fillimin e fazës dioqezane për lumnimin e Luçia dos Santos, vetëm tri vjet pas vdekjes, duke iu shmangur normës kanonike, sipas të cilës duhet të kalojnë pesë vjet nga vdekja, për ta filluar një proces të tillë.
Mbrëmë – njofton një notë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – në katedralen e Koimbrës në Portugali – kardinali Zhozè Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve kremtoi, tri vjet pas vdekjes, një Meshë për shpirtin e rregulltares karmelitane, që njihet si njëra nga tre vegimtarët e Fatimës. Në përfundim të kremtimit, Hirësia e Tij njoftoi se Papa, duke pranuar kërkesën e paraqitur nga ipeshkvi i Koimbrës, imzot Albino Mamede Kleto, të mbështetur nga një numër i madh ipeshkvijsh e besimtarësh nga të katër anët e botës, lejoi fillimin e Çështjes së lumnimit për motër Luçinë, para se të mbushen pesë vjetët pas vdekjes, sipas parashikimit të normës kishtare.
Është rasti i tretë i hapjes së një procesi lumnimi, para se të mbushen pesë vjetët e domosdoshme, pas Nënë Terezës e Papës Vojtila.







All the contents on this site are copyrighted ©.