2008-02-14 17:26:28

Në atmosferën e Krezhmëve, Kongregata për Kishat Lindore i fton besimtarët t’i ndihmojnë shpirtërisht e materialisht të krishterët e Tokës Shenjte.


(14.02.2008 RV)Sipas traditës, në fillim të kohës së Krezhmëve, Kongregata për Kishat Lindore përsëriti ftesën drejtuar besimtarëve për t’i ndihmuar shpirtërisht e materialisht bashkësitë katolike të Tokës Shenjte. Ftesa bëhet përmes një letre, drejtuar barinjve dhe besimtarëve katolikë të mbarë botës nga kardinali Leonardo Sandri, i cili boton edhe një raport përmbledhës mbi projektet e mbështetura në vitet 2006-2007 me fondet e mbledhura në ndihmë të Tokës Shenjte. Kjo nismë, që arrin kulmin me lëmoshët e së Premtes së Madhe, organizohet çdo vit me miratimin e vetë Papës. Kujtojmë se ishte Papa Martini V ai që, në Krezhmët e vitit 1421, vendosi normën e mbledhjes së ndihmave për Tokën Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.