2008-02-14 17:25:36

Dita e pestë të Ushtrimeve shpirtërore krezhmore, në praninë e Papës: në meditimet e kardinalit Vanhoi ‘Flijimi i Krishtit’.


(14.02.2008 RV)RealAudioMP3 ‘Flijimi i Krishtit’ dhe ‘Roli i Shpirtit Shenjt në Misterin e Pashkëve’: këto ishin temat e meditimeve të propozuara nga kardinali Albert Vanhoi në paraditën e pestë të Ushtrimeve shpirtërore për Krezhmë në Vatikan, në praninë e Papës e të Kuries Romake.
Ndërsa në meditimin e pasdites së djeshme, Hirësia e Tij u ndal tek tema: ‘Krishti, ndërmjetësues i Besëlidhjes së Re në Darkën e Mbrame”.
Kujtojmë se Ushtrimet, që filluan të dielën e kaluar, do të përfundojnë të shtunën.

“Flijimi i Krishtit’ u meditua përmes Letrës drejtuar Hebrenjve. Në se në gjuhën e sotme fjala ‘flijim’ – ka marrë një kuptim më shumë negativ- shpjegoi kardinali Vanhoi - në kuptimin fetar tingëllon jashtëzakonisht pozitive.
“Të flijosh, në të vërtetë, nuk do të thotë të privosh, por do të thotë të bësh të shenjtë, të shenjtërosh. Prandaj mund të themi se flijimi është një akt tepër pozitiv e frytdhënës, që i jep vlerë të pamasë një oferte”.
Flijimi i Krishtit përmbledh gjithë Misterin e Pashkëve, dmth vdekjen e lumnimin:
Pa lumnimin do të ishte i paplotë, nuk do ta kishte themeluar Besëlidhjen e Re, sepse Krishti nuk do të kishte arritur tek Hyji e nuk do të kishte krijuar lidhjen ndërmjet mjerimit tonë e shenjtërisë së Hyjit”.
Më pas predikatari kujtoi se në Besëlidhjen e Vjetër flijohej për të ndryshuar vullnetin e Hyjit, për të kërkuar ndihmën e tij, si shkëmbim për dhuratat e ofruara. Ndryshe ndodh në flijimin e krishterë, siç na e shpjegon Letra drejtuar Hebrenjve:
“Autori, përkundrazi, thotë se qëllimi i flijimit është të ndryshojë vullnetin e njeriut e jo vullnetin e Zotit. Qëllimi i flijimit është ta bëjë të përkryer ndërgjegjen e njeriut që flijon, t’i japë një zemër të pastruar e të nënshtruar para Zotit”.
Por duhet theksuar se frymëzimi fetar nuk mjafton për ta ndryshuar ndërgjegjën e mëkatarit:
“Duhet një ndërmjetësim i frytshëm. Mëkatari duhet ndihmuar nga një ndërmjetësues, që s’ duhet të jetë edhe ai vetë mëkatar, për të hapur rrugën e lidhjes me Hyjin. E ky është edhe problemi i Besëlidhjes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.