2008-02-13 17:42:28

Imzot Robert Zollitsh, kryetar i ri i ipeshkvijve gjermanë:vëmendje ekumenizmit, në gjurmët e punës së deritanishme të kardinalit Lehman


(13.02.2008 RV)Është imzot Zollitsh, ipeshkvi i Friburgut, kryetari i ri i Konferencës ipeshkvnore gjermane. U zgjodh dje në Vyrzburg të Bavarisë, gjatë mbledhjes plenare pranverore të prelatëve të Gjermanisë. Zuri, kështu, vendin e kardinalit Karl Lehman, ipeshkëv i Maincit, që dha dorëheqjen një muaj më parë, për arsye shëndetësore, pasi i priu për njëzet vjet me radhë Konferencës ipeshkvnore. Kryetari i ri impenjohet të ecë në gjurmët e paraardhësit dhe t’i kushtojë një vëmendje të dorës së parë ekumenizmit.
Imzot Robert Zollitsh, 69 vjeç, është me origjinë nga ish-Jugosllavia. Në krye të njërës nga dioqezat më të mëdha të Gjermanisë, me më se dy milionë katolikë, kryetari i ri do ta kryesojë episkopatin gjerman për gjashtë vjetët e ardhshme. Në mikrofonin e Radios sonë, Kryetari i ri i ipeshkvijve gjermanë flet për emocionet që i shkaktoi zgjedhja në detyrën e re, me përgjegjësi tepër të lartë:
"Ich musste noch etwas…
Mora frymë thellë kur mësova se isha zgjedhur; vetëm pas pak e kuptova ç’më pret.
Imzot Zollitsh e ka të qartë si të sotmen, ashtu edhe të ardhmen e Kishës katolike në Gjermani:
“Ich sehe meine Aufgabe in Kontinuität…
E konsideroj si detyrë kryesore, vijimin e punës, zhvilluar vitet e fundit nga paraardhësi im, kardinali Lehman. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin në këndvështrimin teologjik e njerëzor. Prandaj nuk do të ketë ndryshime të thella, ndryshime që nuk parashikoheshin. Përkundrazi, detyra e ipeshkvijve është të vijojnë rrugën e ndjekur deri më sot. Përsa i përket ekumenizmit, më duket e rëndësishme ajo që nënvizon ipeshkvi luteran i Badenit, i cili ka thënë se në Gjermani sahati i ekumenizmit e mat orën ndryshe prej vendeve të tjera. Ka kuptim pozitiv e është shembull që duhet ndjekur. Rëndësi të dorë së parë për të ardhmen ka forcimi i dëshmisë së përbashkët. Kjo mund të arrihet përmes qëndrimeve të njëllojta me bashkësitë e tjera të krishtera, për ta bërë më të dukshëm impenjimin tonë ekumenik.

 Zgjedhja e imzot Zollitsh u arrit pas ballotazhit me 54-vjeçarin, imzot Rainhold Marks, të cilin Benedikti XVI, në nëntorin e kaluar e emëroi në krye të dioqezës së tij të dikurshme të Mynihut e Fraizingës.







All the contents on this site are copyrighted ©.