Pentagoni:dënim me vdekje për gjashtë terroristët e 11 shtatorit
(12.02.2008 RV)Pentagoni do të kërkojë dënimin me vdekje për gjashtë terroristë,
të akuzuar për atentatin e 11 shtatorit 2001. Në 90 faqet e shkruara nga gjykatësit,
Khalid Sheik Mohamed dhe pesë të tjerë duhet të përgjigjen për vrasjen e 2.973 personave,
ndër të cilët tetë fëmijë, në atë që Pentagoni e ka quajtur “plan sulmi jashtëzakonisht
të sofistikuar dhe afatgjatë, përgatitur nga Al Kaida”.
Sigurisë në internet
për fëmijët e të rinjtë i kushtohet Dita e sotme e Internetit të Sigurtë që
kremtohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Mesazhi që vjen nga Komisioni
Evropian nuk e demonizon internetin, por thekson nevojën e mbrojtjes së të miturve
nga rreziqet që ai sjell, të cilat shkojnë nga materiali pornografik në përdorimin
e lojrave jo edukative ose të lidhura me persona që mund të shfrytëzojnë besimin e
fëmijëve. U bëhet thirrje administratorëve të internetit të mos e lënë përdorimin
e tij kritik vetëm në duart e prindërve, që në këtë rast dinë më pak se fëmijët e
tyre.
Emergjencat e harruara janë në plan të parë të raportit të fundit
të UNICEF-it, i cili nga Gjeneva u bën thirrje donatorëve të mbledhin 856 milion
dollarë për të ndihmuar gra e fëmijë në 39 vende të goditura nga kriza humanitare.
Një shembull: duhen 150 milion dollarë për të asistuar popullsinë e Sudanit, sidomos
atë të Darfurit, ku refugjatët arrijnë shifrën 2 milion vetë.